Një i vdekur në një aksident në Podujevë - dyshohet se nga shpejtësia e madhe viktima përfundoi brenda makinës
Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Podujevë - Prishtinë.
Në të u përfshinë dy vetura dhe një biçiklist, me ç'rast biçiklisti përfundoi i vdekur.
Lajmin e konfirmoi edhe policia.
“Rreth orës 21:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën magjistrale Podujevë – Merdare. Nga informatat e para bëhet e ditur se dy vetura dhe një biciklist janë përfshirë në aksident. Si pasojë e aksidentit biciklistI, mashkull rreth 30 vjeç, ka humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti”.
Në anën tjetër, Gazeta Nacionale nga burime jozyrtare mëson se viktima nga shpejtësia e madhe përfundoi në njërën prej makinave, ndërsa nga një lexues i gazetës pretendohet se vetura nuk mundi të ndalej edhe për 600 metra të tjera.