“Një herë thoshin ne i ndryshojmë rrethanat”: Ramdani tregon si e braktisi VV-ja bashkimin kombëtar
Politologu Shkodran Ramadani ka treguar si partia e Albin Kurtit e ka braktisur bashkimin kombëtar.
Ai ka treguar se një gjë të tillë VV-ja e ka bërë pasi ka ardhur në pushtet.
Në profilin e tij në “Facebook”, Ramadani ka dhënë detaje se si ka ndryshuar ky qëllim i VV-së.
“Per disa vite, ne programin e saj politik Vetevendosje e ka pase premtim kryesor Bashkimin Kombetar. Thonin eshte prioritet. Rrethanat e lejojne, por vullneti mungon. Madje thonin, rrethanat nuk mund t'i imponohen te drejtes per vetevendosje dhe nuk mund ta thyejne vullnetin e çelikte popullor. Por, sa me shume i afroheshin pushtetit, aq me pak flisnin per bashkim. Sa me afer kolltukut e xhipave, aq me shume thonin "rrethanat nuk jane pjekur". Ne fund, sapo shijuan torten e pushtetit, e hoqen nga programi politik dhe u munduan te fshihen saktesisht prapa Nenit 1.3 te kushtetutes, te cilen thonin se do ta ndryshonin”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Pra mashtrimi saktesisht qendron ketu: Njehere thonin "ne i ndryshojme rrethanat, kurse qe 5 vite po thone "rrehanat duhet te ndryshojne vet para se ne te levizim drejt bashkimit". Keshtu kane manipuluar saktesisht per cdo sfere tjeter, si per shembull per cmimet: "qeverite Thaçi dhe Mustafa jane fajtore per ngritjen e cmimeve", kurse tash thone "ekonomia e tregut dhe rrethanat nderkombetare jane arsyeja". Per ma shume rreth temes se Bashkimit Kombetar sonte me ndiqni ne Debat Plus ne RTV Dukagjini”, ka shkruat ai.