Një grua sulmohet seksualisht në Gjilan: Arrestohet edhe burri i saj, dyshohet se ishte në dijeni
Një rast i sulmit seksual ka ndodhur në Gjilan.
Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe bashkëshortin e viktimës pasi dyshohet se i njëjti ishte në dijeni.
Njoftimi:
“SULM SEKSUAL- Gjilan / 29.12.2024-22:30. Dyshohet se në muajin dhjetor viktima f/k është sulmuar seksualisht nga i dyshuari mashkull kosovar si dhe sipas viktimës lidhur me rastin ka qenë në dijeni edhe bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Dy të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar e dërguar në mbajtje, rasti nën hetime.”