Një grua nga Rahoveci i raporton në polici për dhunë fizike e psiqike burrin dhe dy djemtë e saj - NACIONALE

Një grua nga Rahoveci i raporton në polici për dhunë fizike e psiqike burrin dhe dy djemtë e saj

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një grua ka raportuar në polici se burri dhe dy djemtë e saj, janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psiqike në vazhdimësi.

Rasti ka ndodhur në komunën e Rahovecit.

Për këtë rast, policia ka arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person ndërsa dy të tjerë janë liruar.

Në raportin 24 orësh, thuhet se viktima është dërguar në strehimore.

Raporti i plotë:

DHUNË NË FAMILJE

Rahovec 12.08.2023-11:00. Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti he dy djemtë e saj, në vazhdimësi janë duke ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët janë liruar, kurse viktima është dërguar në strehimore.

Lajme të ngjashme