Një ekran i madh bie mbi valltarë në Hong Kong, lëndohen dy persona - NACIONALE

Një ekran i madh bie mbi valltarë në Hong Kong, lëndohen dy persona

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Një ekran i madh ra mbi disa valltarë që po vallëzonin përballë shikuesve të tmerruar në një koncert të grupit “Mirror” në Hong Kong, duke lënë të lënduar dy persona.

Ekrani fillimisht goditi një valltar para se t’i rrëzonte edhe të tjerët. Muzika në koncert u ndal menjëherë dhe menaxheri i grupit kërkoi nga të pranishmit që në mënyrë të qetë të dilnin nga salla.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për mediet lokale se dy valltarë janë dërguar në spital.

Në spital u tha se një valltar ka pësuar lëndime në qafë dhe është në gjendje serioze në repartin e kujdesit intensive, ndërsa tjetri është në gjendje stabile.

Për ta shikuar videon, klikoni KËTU.

Lajme të ngjashme