Një e mitur dyshohet se u dhunua në Istog - NACIONALE

Një e mitur dyshohet se u dhunua në Istog

1 vit më parë

nga NACIONALE

Një vajzë e mitur, po dyshohet se është dhunuar nga një person i moshës madhore, në komunën e Istogut.

E mitura dyshohet se është dhunuar një muaj më parë, por e njejta e ka raportuar tek të hënën rastin, pasi kishte frikë.

Kështu kanë konfirmuar Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, të cilët thonë se vajza në Polici ka ardhur me prindin e saj.

“Rasti ka ndodhur para një muaji më 09 gusht 2022 në komunën e Istogut, viktima nuk e ka raportuar rastin për shkak të frikës. Hetuesit po e trajtojnë rastin dhe të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha për gazetën zëdhënësi në policinë e Pejës, Fadil Gashi.

Të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lajme të ngjashme