Një barkë e organizatës bamirëse shpëton 50 emigrantë afër Libisë, shtatë gjenden të vdekur
Anija bamirëse shpëtuese, “Emergency”, shpëtoi 50 emigrantë nga një barkë e drurit në ujëra ndërkombëtare afër Libisë të hënën, ndërsa shtatë të tjerë u gjetën të vdekur, tha organizata.
Dy persona ndodhen në gjendje kritike, pasi ishin duke vuajtur nga ngulfatja dhe kishin nevojë për evakuim urgjent mjekësor, thuhet në deklaratën e organizatës për agjencinë “Reuters”, ku nuk jepen hollësi të tjera.
Të mbijetuarit thanë se ishin nisur të dielën, më 16 gusht, nga qyteza bregdetare libiane, Zuwara, dhe ishin nga Somalia e Egjipti, bëri të ditur organizata.
Në mesin e emigrantëve ndodheshin 45 burra e pesë gra, ndërsa 29 prej tyre ishin të mitur të pashoqëruar.