Një banesë përfshihet nga flakët në Prishtinë, tre persona kërkuan ndihmë mjekësore - NACIONALE

Një banesë përfshihet nga flakët në Prishtinë, tre persona kërkuan ndihmë mjekësore

2 orë më parë

nga NACIONALE

Një banesë në rrugën “Isa Kastrati”, te Parku i Qytetit, është përfshirë nga flakët.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, nga ky zjarr tre persona kanë kërkuar trajtim mjekësor.

“Sot, rreth orës 07:30, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë banimi në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, ekipet mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme, tre persona janë trajtuar nga ekipet mjekësore.”

Lajme të ngjashme