Peticioni për shkarkimin e Erden Atiqit, mblidhen “më shumë se gjysma e nënshkrimeve”
“Ende s’i kemi bërë rezultatet paraprake, por një përafërsisht më shumë se gjysma e nënshkrimeve të nevojshme i kemi mbledhur”, ka thënë Sanja Krtinic, njëra nga anëtaret e grupit iniciator për nisjen e peticionit për shkarkim të kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Kështu konfirmoi Krtinic për median serbe “KoSSeV” pas nisjes së mbledhjes së nënshkrimeve që nga ora 9:00 e mëngjesit të sotëm, e që për afat përfundimtar e kanë 22 janarit, pra, më pak se një javë.
"E patë se sa njerëz ishte sot në mëngjes, gjithçka ishte plot. Prandaj nuk arritëm të bëjmë ndonjë rezultat preliminar, por një vlerësim i lirë është se sigurisht kemi më shumë se gjysmën e nënshkrimeve të mbledhura", tha Sanja Krtniq.