Nisin hetimet për vilat e vjehrrave të dy krerëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës - NACIONALE

Nisin hetimet për vilat e vjehrrave të dy krerëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ditë më parë, mediumi Koha raportoi se gratë e krerëve të KGjK-së Albert Zogaj e Qerim Ademaj, dyshohet se kanë ndërtuar kundërligjshëm vila në fshatin Stankaj, të cilat vila më pastaj ua falën nënave të tyre.

Në lidhje me vilat e vjehrrave që dyshohen se u ndërtuan kundërligjshëm, Prokuroria ka nisur hetimet.

“Prokuroria e Pejës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të merr veprimet e nevojshme lidhur me këtë rast”, ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, për Telegrafin.

Lajme të ngjashme