Niset nga Ukraina anija e parë me grurë për në Etiopi
Një anije e ngarkuar e ngarkuar me 23,000 tonë metrikë grurë ukrainas, e destinuar për në Etiopi, është nisur të dielën nga një port i Detit të Zi, dërgesa e parë e këtij lloji në një program për të ndihmuar vendet që përballen me zinë e bukës.
Anija me flamur të Liberisë u nis nga porti ukrainas i Yuzhne, në lindje të Odesës. Ndërsa, planifikohet të lundrojë për në Xhibuti, ku drithi do të shkarkohet dhe do të transferohet në Etiopi nën iniciativën e Programit Botëror të Ushqimit.
Kujtojmë se, Ukraina dhe Rusia arritën një marrëveshje me Turqinë më 22 korrik për të rifilluar dërgesat e grurit në Detin e Zi, duke adresuar ndërprerjen e madhe të eksportit që ka ndodhur që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt.
