Nis ceremonia e varrimit të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në detyrë - NACIONALE

Nis ceremonia e varrimit të policit Altin Kryeziu, i cili humbi jetën në detyrë

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Në varrezat e fshatit Bubavec ka nisur ceremonia mortore për policin e Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën derisa ishte në krye të detyrës.

Familjarë, miq, kolegë nga Policia e Kosovës dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Në ceremoni po marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve, përfshirë ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, drejtorin e Policisë së Kosovës, kryetarin e komunës dhe zyrtarë të tjerë, raporton KP.

Altin Kryeziu po varroset tetë ditë pas aksidentit në të cilin humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Lajme të ngjashme