Ngrihet flamuri i BE-së, Rama: Shqipëria në një tjetër nivel - NACIONALE

Ngrihet flamuri i BE-së, Rama: Shqipëria në një tjetër nivel

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur në ceremoninë zyrtare të ngritjes së flamurit të Bashkimit Evropian pas hapjes së negociatave për anëtarësim, duke thënë se tani ka barra më e madhe i bie atij.

Rama tha se hapja e negociatave e ngrit Shqipërinë në një nivel tjetër dhe se qeveria nuk do të jetë mbruroja e askujt veçanërisht në raport me krimin.

Sot është një ditë e re për Shqipërinë dhe ju falënderojë shumë që jeni këtu me mua për ngritjen ceremoniale të flamurit të Bashkimit Evropian pas çeljes zyrtare të negociatave për anëtarësim e Shqipërisë në familjen së Bashkuar Evropiane. Ngritja e këtij flamuri sot ne selinë e Kryeministrisë shënon ngritjen e Shqipërisë në një tjetër nivel – jo vetëm në marrëdhëniet me Bashkimin Evropian, por edhe me të ardhmen e saj, me institucionet, liritë dhe të drejtat, sigurinë dhe zhvillimin e saj në çdo drejtim”. tha ai.

“Por, ky moment shënon edhe ngritjen në një nivel tjetër detyrimesh të marrëdhënieve të shoqërisë dhe qytetarit shqiptar me vlerat, parimet, standardet, rregullat dhe frymën e bashkëjetesës demokratike evropiane”, tha Rama.

Ai foli edhe për opozitë për të cilën tha se do të dëshironte të ishin të pranishëm mirëpo në raportet Qeveri-opozitë ka një hendek të madh.

Lajme të ngjashme