Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave për dhunimin e 11-vjeçares - NACIONALE

Ngrihet aktakuzë ndaj pesë personave për dhunimin e 11-vjeçares

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se sot ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për dhunimin e një 11-vjeçareje në Prishtinë në muajin gusht të këtij viti.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., ngarkohet për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Ndërsa njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së.

Kujtojmë së gjatë muajit gusht janë mbajtur protesta masive lidhur më rastin ku dhe është kërkuar dorëheqja e prokurorit të rastit.

Lajme të ngjashme