Ngacmoi seksualisht 14 vjeçaren, Themelorja e dënoi me 6 muaj burgim ndërsa Apeli ia rriti dënimin një vit më shumë - NACIONALE

Ngacmoi seksualisht 14 vjeçaren, Themelorja e dënoi me 6 muaj burgim ndërsa Apeli ia rriti dënimin një vit më shumë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prishtinë, e dënoi me 6 muaj burgim personin me inicialet N.G, me akuzën se nga janari deri në mars të vitit 2021, e ngacmoi seksualisht të miturën 14-vjeçare A.Sh, ndërsa Gjykata e Apelit ia rriti dënimin për një vit më shumë.

Betimi për Drejtësi” ka siguruar të dy aktgjykimet, atë të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të Gjykatës së Apelit.

Sipas aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, rezulton se N.G ishte shpallur fajtor për veprën penale “Ngacmimi seksual” dhe ishte dënuar me 6 muaj burgim.

Ai ishte shpallur fajtor sepse ekzistonte dyshimi i bazuar se nga muaji janari deri në fund të muajit mars 2021, me qëllim të ngacmimit seksual, të miturën-të dëmtuarën A.Sh fillimisht e kishte shikuar në mënyrë provokative, e ka joshur me dhurata, i ka dërguar foto të tija me pamje nga plazhi dhe më pas e ka prekur dhe përkëdhelur në dorë dhe në bel, si dhe e ka puthur në fytyrë afër buzës, duke cenuar dinjitetin e saj e duke krijuar një mjedis objektivisht frikësues, degradues ose poshtërues.

Me çka, tek e dëmtuara ka shkaktuar shqetësim të madh për shkak të ndjeshmërisë së moshës.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se, në shqyrtim gjyqësor prokurorja kishte precizuar aktakuzën sa i përket kualifikimit ligjor të veprës penale, ku në vend të “Ngacmimit” e kishte precizuar si “Ngacmim seksual”, nga neni 183 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

N.G kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë, i cili kishte deklaruar se ishte bërë pa dashje.

Tutje, në aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë thuhet se me rastin e matjes dhe shqiptimit të dënimit gjykata mori parasysh rrethanat lehtësuese dhe rënduese që ndikojnë në llojin dhe lartësinë e dënimit në pajtim me nenin 69 të KPRK-së.

“Ku si rrethanë lehtësuese mori sjelljen korrekte të të pandehurit në gjykatë gjatë shqyrtimit gjyqësorë, pranimin e fajësisë, pendimin për veprën e kryer penale, shprehjen e keqardhjes, prandaj të akuzuarit i shqiptoi dënimin si në aktakuzë, duke qenë e bindur se me këtë dënim do të arrihet qëllimi i dënimit dhe vlerësoi se dënimi është i mjaftueshëm të ndalojë që kryerësi të mos kryej vepër tjetër penale dhe të forcoj moralin dhe vetëdijen” thuhet në arsyetimin e aktgjykimit të Gjykatës Themelore.

Ndërsa, si rrethanë rënduese kjo gjykatë kishte marrë parasysh vetëm moshën e të personit të dëmtuar.

Lajme të ngjashme