Nga shpërthimi në Stamboll janë plagosur 11 persona, raportohet edhe për të vdekur - NACIONALE

Nga shpërthimi në Stamboll janë plagosur 11 persona, raportohet edhe për të vdekur

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

11 persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fortë që ra pasditen e sotme në rrugën e famshme turistike Istiklal në Stamboll. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar ambulancat, zjarrfikësit dhe policia.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit, por mendohet se ka shpërthyer një bombol gazi në një banesë, ndërsa përdoruesit e rrjeteve sociale deklarojnë se dyqanet janë të mbyllura dhe se rruga është e mbyllur për çdo trafik.

Mediat turke raportojnë se ka edhe të vdekur, por kjo ende nuk është konfirmuar.

Lajmi në përditësim...

Lajme të ngjashme