Nga një muaj paraburgim për pesë serbët e arrestuar për pjesëmarrje në Masakrën e Reçakun
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj pesë personave të dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas njoftimit të gjykatës, masa është shqiptuar ndaj të pandehurve me inicialet N.P., S.J., B.P., S.M. dhe S.S., pas kërkesës së Prokurorisë Speciale.
Pas seancës dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake e aprovoi kërkesën, duke vlerësuar se ekziston rrezik real i arratisjes së të dyshuarve.
“Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate”, thuhet në arsyetim.
Sipas gjykatës, fakti që të gjithë të pandehurit janë shtetas të Serbisë rrit mundësinë e largimit të tyre dhe vështirëson sigurimin e pranisë në procedurën penale.