Nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet burgim – Apeli ndryshon dënimin ndaj Naser Pajazitajt - NACIONALE

Nga burgimi i përjetshëm në 35 vjet burgim – Apeli ndryshon dënimin ndaj Naser Pajazitajt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit pas shqyrtimit të ankesave të mbrojtjes, ka marrë vendim me të cilin ia ka ulur dënimin nga burgimi i përjetshëm, në 35 vjet burgim, Naser Pajazitajt, për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, në nëntor të 2015-ës.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zyrtarja për informim e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Gentiana Hoxha.

Më 23 qershor të vitit 2022, Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim të këtij rasti e kishte dënuar me burgim të përjetshëm Naser Pajazitajn, i cili akuzohet për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

Vrasja u krye në nëntor të vitit 2015.

Kundër këtij aktgjykimi, në Apel kishin bërë ankesë mbrojtësit e Naser Pajazitajt me pretendimin se ka shkelje esenciale, vërtetim i gabuar i gjendjes faktike dhe vendimit mbi dënimin.

Ndërsa, prokuroria me parashtresë kishte propozuar që ankesa e mbrojtësve Kollçaku dhe Tahiri të refuzohet si e pabazuar ndërsa aktgjykimi i ankimuar të vërtetohet.

Ky rast kishte marrë epilog dy herë në Gjykatën Themelore në Pejë, ku pas gjykimit të parë Pajazitaj ishte shpallur i pafajshëm, kurse pas gjykimit të dytë, ai ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Por, në të dy rastet, aktgjykimet ishin anuluar nga Gjykata e Apelit, përkatësisht Gjykata Supreme dhe lënda ishte kthyer në rigjykim.Betimi Për Drejtësi.

Kujtojmë se vrasja ndaj 24 vjeçares Donjeta Pajazitaj, si dhe vetë procesi gjyqësor, ndaj Naser Pajazitajt, është përcjellur me reagime të shumëta në shoqëri.

Lajme të ngjashme