"Nga aty informatat dërgoheshin në Serbi" - Prokuroria tregon detaje për kamerat e konfiskuara në Shtërpcë - NACIONALE

"Nga aty informatat dërgoheshin në Serbi" - Prokuroria tregon detaje për kamerat e konfiskuara në Shtërpcë

4 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

15 është numri i kamerave të konfiskuara nga Policia e Kosovës gjatë operacionit të sotëm në rajonin e Ferizajt.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku ka dhënë detaje rreth kësaj çështjeje, duke shtuar se nga këto kamera, informacionet dërgoheshin për në Serbi.

“Aksioni ka filluar gjatë muajit mars. Atëherë është mbyllur objekti i komunës së strukturave ilegale dhe janë siguruar disa pajisje elektronike. Ne e kemi bërë një ekzaminim ndaj tyre dhe kemi vërejtur që ka informacione të cilat kanë krijuar një dyshim të bazuar se ato përcillen për në Republikën e Serbisë tek institucionet e sigurisë” , tha Maloku në Klan Kosova.

Lajme të ngjashme