New York goditet nga një stuhi bore kërcënuese për jetën, reshje në mbi 6 metra
New York është goditur të shtunën nga një stuhi kërcënuese bore, me disa vende ku reshjet kanë arritur në mbi 6 metra, duke sjellë bllokim të rrugëve e anulim të fluturimeve.
Qendra e Parashikimit të Motit në vend, ka thënë se reshjet ekstreme të borës “do të prodhojnë shikueshmëri pothuajse zero, ndalim udhëtimesh, dëmtime në infrastrukturë si dhe mund të paralizojnë komunitetet më të goditura.”
Nga Shërbimit Kombëtar i Motit, është njoftuar se në dy lokacione të ndryshme reshjet totale të borës kanë arritur mbi 6 metra në 48 orë.
Është bërë e ditur po ashtu se nga intesifikimi i reshjeve dy banorë kanë humbur jetën pas komplikimeve kardiake ndërsa ishin në përpjekje për pastrim të terrenit.
Alarme mbi motin e ligë kanë hyrë në fuqi për mbi 6 milon njerëz në -Wisconsin, Michigan, Indiana, Ohio, Pensilvania dhe New York.
Sinoptikanët dhe zyrtarët po ashtu kanë dhënë alarm për natyrën kërcënuese për jetën të kësaj stuhie bore. Është paralajmëruar gjithashtu se reshjet e forta të borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës me periudha të pakta lehtësimi.
