Nesër pritet që të diskutohet iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të Trustit
Nesër Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës në ora 10:00.
Në këtë seancë pritet që të diskutohet edhe iniciativa për tërheqjen e 30 për qind të trustit.
Inicuesi i kësaj nisme, Adnan Jashari, ka thënë për gazetën Blic se do të jetë i pranishëm në këtë seancë dhe se thotë se nuk e din se a do ta votojnë deputetët e VV-së dhe të minoritetëve, ndonëse shpreson që të votohet “PËR”.
“Nuk kam informacione se si mund të votojnë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të minoriteteve, por shpresoj që të votojnë “PËR””, tha Jashari”, ka thënë Jashari.
