Avdyli: Prej sot pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike, mos ta financojmë ushtrinë serbe - NACIONALE

Avdyli: Prej sot pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike, mos ta financojmë ushtrinë serbe

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që nga sot ‘përnime’ të konsumojmë në mënyrë patriotike dhe jo vetëm në festa.

Avdyli ka bërë thirrje që të blihen produktete kombëtare dhe jo ato të Serbisë, të cilat sipas tij shkojnë në blerje të armatimit.

Prandaj sa herë do bleni një produkt Serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë Serbe. E meqë armatimet Serbe nuk po blehen që të përdoren kundër Kinezëve, mundësia më e madhe është të perdoren kundër nesh, apo fëmijëve tanë.”, ka shkruar ai në Facebook.

Krejt në fund, Avdyli ka kërkuara të bëhemi patriotë.

Shkrimi i tij:

Tani pasi përfunduan festimet patriotike, nga sot të nisim pernime të konsumojmë në mënyrë patriotike.

Konsumimi i produkteve mbarëkombëtare, rrisin punësimin e bashkatdhetarëve tanë, rrisin zhvillimin, dhe forcojnë shtetet tona.

Kurse konsumimi i produkteve Serbe, rrisin përqindjen e tatimeve për shtetin i cili atë fitim po shfrytëzon me ble armatim.

Prandaj sa herë do bleni një produkt Serb, sa do i lirë, ju indirekt po e financoni ushtrinë Serbe. E meqë armatimet Serbe nuk po blehen që të përdoren kundër Kinezëve, mundësia më e madhe është të perdoren kundër nesh, apo fëmijëve tanë.

Bëhu patriot.

Lajme të ngjashme