Nesër përurohet një pikëkalim kufitar, Zyra e Kurtit gazetarëve: Merrni pasaportat ose letërnjoftimet
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se të shtunën pritet të bëhet përurimi i pikëkalimit të përbashkët kufitar “Hani i Elezit – Bllacë”.
Ndërkohë, në një email dërguar mediave, Zyra e kryeministrit ka porositur gazetarët t’i marrin me vete letërnjoftimet apo pasaportat.
“Ju njoftojmë se ceremonia e nesërme mbahet brenda territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë rast do të jetë i nevojshëm kalimi i kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut. Andaj, udhëzoheni që ekipet tuaja të jenë të pajisura me dokumentet e nevojshme (Letërnjoftime ose Pasaportë) për kalimin e kufirit” – thuhet në njoftim.
Më poshtë, agjenda:
11:00 - 11:02 Ceremonia hapëse
11:02 - 11:07 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Pance Toshkovski
11:07 - 11:12 Fjala hyrëse e ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla
11.12 - 11:17 Fjala hyrëse e zëvendëskryeministrit të parë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti
11:17 - 11:24 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti
11:24 - 11:31 Fjala hyrëse e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski