Nesër aksion qytetar te vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në magjistralen Prishtinë - Podujevë - NACIONALE

Nesër aksion qytetar te vendi ku ndodhi aksidenti tragjik në magjistralen Prishtinë - Podujevë

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Një aksion qytetar pritet të realizohet nesër pranë vendit ku ndodhi aksidenti tragjik në magjistralen Prishtinë - Podujevë, që ua mori jetën dy bashkëshortëve nga fshati Janqisht i Malishevës.

Aksioni gjegjës është organizuar nga grupi i asamblistëve të LDK-së në Podujevë, por që të njëjtit pritet t'i përgjigjen edhe asamblistët e tjerë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar,

Ju ftojmë të merrni pjesë në aksionin qytetar të inicuar nga Grupi i Asambleistëve të LDK-së me mbështetje edhe të asambleistëve të tjerë, i cili do të zhvillohet nesër, 31 korrik 2022, e diel, në magjistralen Podujeve-Prishtinë.

Aksioni do të zhvillohet në shenjë revolte për vonesat që po i karakterizojnë punimet në këtë rrugë që nga fillimi i saj.

Në ora 12:00 në vendin ku ka ndodhur aksidenti i djeshëm do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule, ndërsa menjëherë pas, te rrethi në fshatin Siboc do zhvillohet aksioni simbolik.

Në fund nga akterët do të ketë prononcim për media.

Ftojmë qytetarët, deputetët llapjanë, këshilltarët komunalë, shoqërinë civile, mediat, bizneset dhe secilin akterë institucional të na bashkohet në këtë aksionin, i cili buron nga kërkesa e qytetarëve.

Me respekt Keshilli Organizativ.

Lajme të ngjashme