"Nëse nuk rrëzohen akuzat, duhet të ulet dënimi i Haradinajt"
Avokati i Nasim Haradinajt, Toby Cadman ka thënë se turpi gjykues ka shqiptuar dënim shumë të lartë për dy ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Cadman, në seancën e Apelit të zhvilluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se nëse akuzat kundër Haradinajt nuk rrezohen, atëherë duhet të shkurtohet dënimi.
“Ne kemi bërë të qartë në parashtrimet me shkrim dhe sot, se Haradinaj duhet të shpallet i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës, nëse nuk rrëzohen akuzat, atëherë duhet të shkurtohet dënimi. Konsiderojmë se turpi gjykues duke marrë parasysh të gjitha rrethanat, ka bërë gabim faktik dhe ka vendosur një dënim qartazi tepër të lartë dhe ky është paragrafi 209, i dosjes sonë të Apelit”, ka thënë ai.