Nëna e ish-presidentit Thaçi mbush 89 vjet, shumë figura publike ia urojnë ditëlindjen: “Simbol i nënës shqiptare”
Hyrë Thaçi, nëna e ish-presidentit Hashim Thaçi, sot ka ditëlindjen.
Ajo sot ka mbushur 89 vjet.
Në këtë ditë shumë figura publike ia kanë uruar ditëlënën, duke i dëshiruar shëndet dhe jetë të gjatë.
Një urim të veçantë për nënë e ish-presidentit ka shprehur kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku.
“Urime ditëlindjen e 89-të, Nana Hyrë Thaçi, nana e Presidentit Hashim Thaçi. Të uroj shëndet, jetë të gjatë dhe shumë gëzime pranë familjes suaj!”, ka shkruar Lushtaku.
Shëndet e jetë ë gjatë nënës se Thaçit i ka uruar edhe deputetja e zgjedhur e PDK-së, Blerta Dleiu-Kodra.
“Urime ditëlindjen, nana Hyre.❤️🌹 E admiroj forcën, durimin dhe qetësinë e një gruaje që ka kaluar shumë sprova në jetë. Pritjen që e ka përballuar me kaq shumë forcë, duke na dëshmu se dashnia e nanës nuk dorëzohet kurrë dhe se shpresa mbetet gjithmonë gjallë. Uroj që kjo të jetë një nga ditët e fundit të shënuara me mall e pritje, dhe që ditët në vazhdin t’ju sjellin vetëm gëzim, qetësi dhe bashkimin që çdo nanë e dëshiron me gjithë shpirt”, ka shkruar ajo.
Kurse, kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka uruar që ditëlindjen tjetër ta festojë se bashku me Hashim Thaçin.
“Sot feston 89-vjetorin e lindjes nëna Hyrë, një grua e urtë, fisnike dhe simbol i palëkundur i nënës shqiptare, që lindi e rriti djemtë më të mirë të këtij vendi. Sa herë e kam takuar, bisedat me të kanë qenë frymëzim i gjallë. Një nënë me zemër të madhe, sot e kësaj dite stoike dhe krenare për Hashimin e shokët e tij. Edhe shumë vite me shëndet e zemër të plotë. Uroj me shpirt që ditëlindjen e ardhshme ta festoni pranë Hashimit, bashkë e në liri!”, ka shkruar ai.