Drejtoi veturën nën ndikim të drogës, godet për vdekje 25-vjeçaren e sapomartuar
Një rast i kobshëm ka ndodhur në Shqipëri.
Marjana Sahitaj, e martuar para pak ditësh, do të merrte rrugë për në Britaninë e Madhe.
Por një drejtim i veturës nga një shofer nën ndikim të drogës do të ishte fatal për të.
Siç shkruan Gazeta TemA, i dyshuari Sajmir Thaçi, 40-vjeçar, humbi kontrollin mbi veturën Audi, u përplas me portën e banesës dhe posa hyri në oborr goditi të renë, babi i së cilës e pa gjithë ngjarjen.
Familjarët e morën dhe e dërguan me urgjencë në spital, por që e reja nuk u mbijetoi plagëve të marra.