Nënkryetarja e LDK-së: Qeveria s'është transparente në dialog, kërkojmë raportim të Kurtit në Kuvend
Shqipe Mjekiqi, nënkryetare e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i tha gazetës Nacionale se Qeveria është jotransparente sa i përket dialogut, në raport me qytetarët dhe opozitën.
Tutje, ajo shtoi se subjekti në të cilin bën pjesë, kërkon nga Kurti që të raportojë në Kuvend, para dhe pas secilës vizitë në Bruksel.
"Siç e kemi thënë edhe më parë, Qeveria është jotransparente në raport me qytetarët dhe opozitën sa i takon procesit të dialogut. Rrjedhimisht edhe nuk kemi informata zyrtare për atë që mund të diskutohet në takimin e rradhës. Megjithatë, në përputhje me Rezolutat e Kuvendit të Kosovës, LDK kërkon nga Kryeministri që të raportojë në Kuvend para dhe pas çdo vizite në Bruksel”, ka thënë Mjekiqi.