Në ShBA raportohet një vdekje nga lia e majmunit, mund të jetë rasti i parë - NACIONALE

Në ShBA raportohet një vdekje nga lia e majmunit, mund të jetë rasti i parë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një banor i Los Angelesit me sistem imunitar të dobësuar ka vdekur nga lia e majmunit. Besohet se ky është rasti i parë fatal nga kjo sëmundje në ShBA.

Departaemtni i Shëndetit Publik në Los Angeles e konfirmoi vdekjen të hënën dhe tha se personi kishte imunitet të dobësuar në masë të madhe dhe ishte i shtrirë në spital. Asnjë informacion tjetër për viktimën nuk është publikuar.

Kjo është vdekja e dytë e njohur e një personi të prekur nga lia e majmunit në Shtetet e Bashkuara. Muajin e kaluar, në Teksas vdiq një person i diagnostikuar me linë e majmunit. Sidoqoftë, rasti është ende duke u hulumtuar për të parë se çfarë roli kishte lia e majmunit në vdekje.

Lia e majmunit përfundon rrallë me vdekje, por personat me sistem imunitar të dobësuar kanë më shumë gjasa që të sëmurën rëndë ose të vdesin, thonë zyrtarët shëndetësorë.

Çdokush mund të infektohet me këtë sëmundje, që përhapet përmes kontaktit të afërt me një person të infektuar. Sidoqoftë, pothuajse të gjitha nga rreth 22.000 rastet e regjistruara në Shtetet e Bashkuara, janë paraqitur te burrat homoseksualë dhe biseksualë, sipas Qendrave për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në ShBA.

Lajme të ngjashme