Në kohë fushate, Bulliqi thotë se “së shpejti” do të jetësohet projekti i banimit për çiftet e reja
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, po thotë se së shpejti do të jetësohet projekti për banim të përballueshëm për çiftet e reja.
Ai ka thënë se kjo është meritë e qeverisë, pavarësisht se në kohë zgjedhjesh.
Postimi:
Viti i ri, projekte të mëdha
Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës.
Sipas planifikimeve në Podujevë projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro.
Projekti i banimit të përballueshëm synon të ndihmojë të rinjtë në krijimin e familjeve të tyre, duke ofruar strehim me kushte të mira dhe çmime të përballueshme.
E falënderoj Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për këtë investim që lehtëson jetën e qytetarëve tanë!