“Në fund të këtij viti”: Cakolli paralajmëron se zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin në zgjedhje - NACIONALE

“Në fund të këtij viti”: Cakolli paralajmëron se zvarritja e krijimit të institucioneve mund ta çojë vendin në zgjedhje

8 orë më parë

nga NACIONALE

Eugen Cakolli nga KDI ka paralajmëruar se zvarritja e procesit të krijimit të institucioneve mund ta çojë Kosovën drejt zgjedhjeve të reja në fund të këtij viti.

Ai theksoi se, bazuar në afatet ligjore, zgjedhjet duhet të mbahen më së voni në fund të muajit nëntor, por vonesat në proces mund ta shtyjnë këtë afat deri në fund të dhjetorit.

“Data e fundit për mbajtjen e zgjedhjeve është fundi i muajit nëntor. Nëse e marrim për bazë përvojën e vitit të kaluar, mjafton të ketë një shtyrje me një krizë të sajuar. Mjafton edhe vetë dërgimi i pyetjes presidenti apo qeveria për Gjykatën, procesi mund të zvarritet dhe vendi mund te ketë mundësi t’i drejtohet kutive të votimit më 27 dhjetor, që është një opsion që është diskutuar”, tha Cakolli në Rtv21.

Lajme të ngjashme