Në ditëlindjen e tij të 79-të, Gërvalla përkujton të atin me një letër prekëse që ai e kishte shkruar për nënën e tij - NACIONALE

Në ditëlindjen e tij të 79-të, Gërvalla përkujton të atin me një letër prekëse që ai e kishte shkruar për nënën e tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Me rastin e ditëlindjes së 79-të të babait të saj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka ndarë një letër që Jusuf Gërvalla e kishte shkruar për nënën e tij, Ajshën, në vitin 1980 kur ishte në Gjermani.

Në letër, Jusuf Gërvalla ndër të tjera shkruan: “Rruga e nderës asht ma e zorshmja, po ma e mira dhe e vetmja rrugë e vërtetë për njërin. Dhe, kush u mundue për nder, nder ka gjetë!”

Gërvalla-Schwarz shprehu vlerësimin e fjalëve të babait të saj, duke thënë: “Në ditëlindjen e tij të 79-të, më lejoni të ndaj me ju letrën që Babi (Jusuf Gërvalla) i dërgon nënës së tij, Nënës Ajshe,” tha Gërvalla, duke theksuar rëndësinë e mesazhit të tij."

Më 17 janar të vitit 1982, në Untergrupenbah të Gjermanisë u vranë vëllezërit Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka.

Lajme të ngjashme