Në aksidentin në Klinë, dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe një veturë e cila ka ikur nga vendi ngjarjes - NACIONALE

Në aksidentin në Klinë, dyshohet se ka qenë e përfshirë edhe një veturë e cila ka ikur nga vendi ngjarjes

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e aksidentit me fatalitet që ka ndodhur dje në Klinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se viktima derisa kishte qenë duke drejtuar veturën ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.

Siç thuhet në raport, në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia gjithashtu njofton se njesitet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, ndërkohë që sipas tyre, trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Jazhinc, Klinë 21.11.2022 – 06:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke drejtuar veturën me targa vendore ishte aksidentuar dhe si pasojë ka pësuar lëndime të rënda trupore i cili në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë ishte dërguar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Në aksident dyshohet të ketë qenë i përfshirë edhe një automjet deri më tani i panjohur, vozitësi i të cilit pas aksidentit nuk është ndalur dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin, kurse trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

Lajme të ngjashme