Ndryshime temperaturash - parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim - NACIONALE

Ndryshime temperaturash - parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Priten ndryshime temperaturash në këtë fillimjavë.

Të hënën, gjithnjë sipas sajtit të specializuar për parashikim të motit, "Prishtina Weather", nuk përjashtohen as përmbytjet lokale.

Këto të fundit mund të vijnë si pasojë e erërave dhe reshjeve të dendura të shiut.

Më poshtë parashikimi për sot dhe ditët në vijim:

29.08 - Fillimisht kryesisht me diell. Ditën vije deri te zhvillime të rrebesheve me bubullima, që lokalisht mund të jenë të stuhishme me erë dhe reshje të dendura shiu, që mund të çojnë edhe deri tek ndonjë përmbytje lokale.

30.08 - Kryesisht me vransira. Pasdite më pas priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

31.08 - Mbetet mot jostabil, kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që orëve të pasdites edhe mund të shoqërohen me bubullima.

1.09 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Kohëpaskohe me mundësi për reshje lokale shiu.

2.09 - Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje lokale shiu.

Lajme të ngjashme