Ndërhyrjet e shpeshta në gjyqësor, Miftaraj: E pamundur me i ndjek ndërhyrjet e Qeverisë në gjyqësor
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësisë, Ehat Miftaraj, ka kritikuar ndërhyrjet e Qeverisë aktuale në sistemin gjyqësor.
Ai ka bërë me dije se në dy vitet e fundit edhe reagimit ndaj këtij fenomeni i ka humbur kuptimi.
Në profilin e tij në “Facebook”, Miftaraj ka shkruar së është e pamundur me ndjek këtë qeveri me reagime për ndërhyrjet e shpeshta në pavarësinë e gjyqësorit të rregullt dhe në Gjykatë Kushtetuese.
“Para disa viteve kemi reagu ne rastet kur politika permes deklaratave politike ka cenuar pavaresine e sistemit gjyqesor, prokurorial apo te Gjykates Kushtetuese. Dy vitet e fundit edhe reagimit i ka humbur kuptimi. Eshte e pamundur me ndjek kete qeveri me reagime sa shpesh nderhyjne ne pavaresine e gjyqesorit te rregullte dhe Gjykates Kushtetuese. Sidoqofte, me krejte te metat qe ka gjyqesori i rregullte dhe Gjykata Kushtetuese me plote te drejte dhe ne menyre profesionale Gjykata Kushtetuese po e mbron Kushtetuten dhe strukturen e shtetit. Pushteti eshte i perkohshem, shteti dhe vlerat qe i garanton Kushtetuta duhet mbrojtur”, ka shkruar Miftaraj.