Ndarja e buxhetit për komuna, Sami Lushtaku: Edhe Serbia na ka trajtuar si kjo qeveri - NACIONALE

Ndarja e buxhetit për komuna, Sami Lushtaku: Edhe Serbia na ka trajtuar si kjo qeveri

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Vazhdon pakënaqësia e komunave me ndarjen e buxhetit nga autoritetet qendrore.

Së fundi rreth kësaj çështjeje ka folur edhe nënkryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku.

Ky i fundit ka thënë se ndarja e buxhetit është për keqardhje, ndërsa shtoi se qytetarët e komunës gjegjëse thotë se janë të revoltuar me këtë qeveri.

“Është për keqardhje. Jo që jam i pakënaqur, por qytetarët e Skenderajt janë të revoltuar me ketë qeveri. Pse këtë ndarje. Edhe Serbia kur u kanë kështu na ka trajtu si njëjtë. Ku ka qenë komuniteti serb ka investu, ku ka qenë komuniteti shqiptar i ka anashkalu”, ka thënë Lushtaku për Indeksonline.

Lajme të ngjashme