Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë - NACIONALE

Ndahet nga jeta Mike Jackson, gjenerali britanik që udhëhoqi hyrjen e KFOR-it në Kosovë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Mike Jackson, komandanti i parë i KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s për të zbatuar marrëveshjen e paqes në Kosovë, ka vdekur në moshën 80 vjeçare.

Jackson mori komandën e KFOR-it në vitin 1999, menjëherë pas fushatës 78-ditore të bombardimeve të NATO-s kundër Jugosllavisë, për t'i dhënë fund spastrimit etnik dhe gjenocidit në Kosovë.

Para përfshirjes së tij në Kosovë, Jackson kishte një karrierë të gjatë ushtarake, duke shërbyer në role të ndryshme kyçe. Jackson u tërhoq nga shërbimi aktiv në 2006.

Lajmi për vdekjen e gjeneralit Mike Jackson e dha ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë.

Lajme të ngjashme