Nagavci merr pjesë në përurimin e Abetares së unifikuar
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci po merr pjesë në përurimin e Abetares së Unifikuar.
Kjo ngjarje po shënohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, teksa i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama.
Ministrja Nagavci ndërkaq ka thënë se nesër është dita e parë e shkollës dhe se nuk do të kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit e mësuesit.
“Zgjodhëm këtë ditë për të përuruar Abetaren e përbashkët unike, nesër është dita e parë e shkollës dhe nuk do kishte mënyrë më të mirë për të uruar nxënësit dhe mësuesit, së dyti nesër fillojnë punimet e kongresit të arsimit”, tha ajo.
