Mustafa: Qeveria aktuale po e dëmton shtetin e Kosovës
Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se qeveria aktuale është duke e dëmtuar shtetin e Kosovës.
Sipas Mustafes, qeveria aktuale është duke u lavdëruar se nuk ka korrupsion, por sipas tij kjo qeveri nuk është duke punuar aspak.
“Qeveria gjithë ditën mund të lëvdohet e kem korrupsionin e vogël, mirëpo kur nuk kemi punë atëherë ti korruptohet vetëm për arsyeje të dëmtimit të parasë publike, sepse paraja publike po dëmtohet në buxhet, pastaj e dëmton shtetin edhe me faktin që e ke mashtru. Kur e ke pru buxhetin, kur e ke pru programin qeverisës, qytetarëve ju ke premtu se do ti bësh këto investime, se do të ndërtosh kaq shumë shkolla edhe kaq shumë çerdhe për fëmijë, se do të ndërtosh rrugë, do të ndërtosh spitale, banesa etj., ka pas shumë premtime dhe së bën asnjë”, ka thënë ai.
Tutje Mustafa ka thënë se më së shumti është duke u dëmtuar paraja publike, që sipas tij e njëjta nuk po vihen në funksion për të mirën e qytetarëve.
“Në asnjë vend demokratike nuk durohet që ti premtosh qytetarëve që do ta bësh këtë punë edhe mos me bo fare. Edhe ajo është një lloj dëmtimi i interesit publike se qytetarët ta japin votën për programet dhe për projektet që atyre javë ke premtu do të thotë se është mungesë guximi, mirëpo nuk mundet qeveria tani të lavdërohet se nuk kemi korrupsion, nuk kemi dëm të parasë publike sepse dëmtimi ekziston. Kjo para publike që nuk po vihet në funksion sot është duke u dëmtuar, dikush duhet ta marrë përgjithësinë pse po dëmton kjo para publike që nuk po orientohet në projekte të cilat qeveria iu ka premtuar qytetarëve, po dëmtohen edhe qytetarët se nuk kanë çerdhe, nuk kanë shkolla, nuk kanë banesa”, ka thënë tutje Mustafa në T7.
