Mustafa i reagon Muratit: Sot ky mburret me 3.95% rritje ekonomike, është më e ulëta që kur VV erdhi në pushtet
Arben Mustafa i Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar Hekuran Muratit të Vetëvnedosjes i cili iu referua shifrave të Euronews-it për rritjen “më të shpejtë” ekonomike në kontinent prej 3.95%.
Mustafa tha se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike që kur Vetëvendosja ka marrrë ushtetit “dhe as nuk është arsye për t’u mburrur.”
Postimi i plotë:
Hekuran Murati po mburret me stagnimin ekonomik.
Sot ai iu referua një raporti që parashikon se rritja ekonomike e Kosovës do të rritet nga 3.5% këtë vit në vetëm 3.95% deri në vitin 2031.
Kjo nuk është arsye për t’u mburrur. Kjo tregon se kjo qeveri nuk ka ambicie për zhvillim.
Kjo normë është më e ulët se rritja ekonomike që Kosova kishte para ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet dhe është larg asaj që i duhet vendit për ta ndryshuar realisht jetën e qytetarëve.
Në vend të politikave që tërheqin investime, rrisin prodhimin dhe krijojnë vende pune që paguhen mirë, kjo qeveri është përcaktuar ta administrojë varfërinë përmes ndihmave që jepen kohë pas kohe.
Me këtë qeveri, nuk pritet zhvillim.