Cili është plani? Deputeti i LDK-së thotë se kanë nisur reduktimet e rrymës - NACIONALE

Cili është plani? Deputeti i LDK-së thotë se kanë nisur reduktimet e rrymës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa është shprehur i shqetësuar pasi që tashmë kanë filluar reduktimet e energjisë elektrike.

Mustafa përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se çfarë do të ndodh në muajt në vazhdim dhe cili është plani i Qeverisë.

Është vetëm mesi i nëntorit dhe reduktimet e energjisë elektrike tani veç kanë filluar, veçanërisht jashtë qendrave urbane. Çka pritet në dhjetor, janar dhe shkurt? Cili është plani i Qeverisë ta nxjerrë vendin nga kriza energjetike? A do të shpenzojnë edhe dhjetëra miliona euro tjera pa e rritur kapacitetin gjenerues as edhe një kW?”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme