Musliu-Shoshi: Shumë e vërtetë që Dejona kontrollon gjithçka, me urdhër të ALBINIT
Deputetja e Partisë Demokratike, Ariana Musliu-Shoshi, ka thënë se koordinatorja e komiteteve të LVV-së, Dejona Mihali, kontrollon gjithçka dhe se këtë e bën me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.
“Pak JO, po shumë e vërtetë që Dejona kontrollon gjithçka, me urdhër të ALBINIT! 📍Hajnat në burg!”, ka shkruar ajo.
Reagimi i Muliu-Shoshit vjen në dritën e publikimit të bisedave mes Mihalit dhe ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, në të cilat del se Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për këtë skandal energjetik. Ato, ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.
Madje, në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.