Musliu-Shoshi: Dialogun nuk e shfrytëzojmë si betejë të brendshme për vota
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka thënë se opozita nuk duhet të gjykohet nga ajo nëse i shkon Kurtit apo jo në takim.
Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", ajo shtoi se si opozitë po e përkrahin marrëveshjen finale, pasi dialogun nuk e shtrytëzojnë si betejë të brendshme për vota.
"Sa për rikujtim, VV ka kërku të ketë raportim për dialogun e marrëveshjet në Kuvend, para dhe pas çdo takimi në Bruksel, sot i thërret vetëm liderët por kërkesë e Kurtit ishte raportimi në Kuvend para deputetëve e qytetarëve", shkroi ndër të tjerash ajo.
Më poshtë edhe postimi i plotë:
Opozita nuk duhet të gjykohet nëse i shkon ose jo Kurtit në takim, të paktën nuk po e aplikon reciprocitetin me shkaktu trazira, protesta e vrasje në rrugë.
Si opozitë po e përkrahim marrëveshjen finale, bile as kritikë nuk ka! Aty këtu ndonjë cicërimë. Shteti ka vlerë si me pushtet si pa pushtet. Prandaj, dialogun nuk e shfrytëzojmë si betejë të brendshme për vota.
Sa për rikujtim, VV ka kërku të ketë raportim për dialogun e marrëveshjet në Kuvend, para dhe pas çdo takimi në Bruksel, sot i thërret vetëm liderët por kërkesë e Kurtit ishte raportimi në Kuvend para deputetëve e qytetarëve.
Sot kur kërkesa për llogaridhënje e transparencë është më e pritshme se kurrë, nga kjo qeveri ka vetëm heshtje dhe injorancë.
Një e mirë në shumë të këqija po ndodhë, Kryeministri po e sheh që “Me kanë lehtë me majtë shpi, Kola jem i kish majtë dy”
