Musliu pas raportimit të shefit të AKI-së: Gjendja në veri është stabile
Tashmë ka përfunduar raportimi i drejtorit të AKI-së, Petrit Ajeti, në Komisionin për Siguri të Kuvendit të Kosovës.
Në një prononcim, Ganimet Musliu, deputete e PDK-së, njëherit kryetare e Komisionit, ka treguar detaje.
Ajo ka thënë se gjendja në veri është stabile.
“Duke pasur parasysh rrethanat në veri për reciprocitet ne si komision e kemi ftuar drejtorin dhe ai i ka përgjigjur ftesës pozitivisht dhe ka raportuar. Për momentin është se gjendja e sigurisë është stabile në veri dhe organet kompetente janë gjendje gatishmërie që siguria e Kosovës të mos cenohet në asnjë mënyrë. I falënderoj qytetarët serb për bashkëpunimin dhe i inkurajojë të vazhdojnë bashkëpunimin me shtetin e Kosovës dhe të mos bien pre e provokimeve nga Beogradi zyrtar”, ka thënë Musliu, transmeton EO.