Musliu: Albin Kurti e ka kapur Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin - NACIONALE

Musliu: Albin Kurti e ka kapur Qeverinë, Presidencën dhe Kuvendin

3 javë më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka akuzuar liderin e VV-së, Albin Kurti, për kapje të institucioneve kryesore të vendit.

Në një adresim për media, para ndërtesës së Qeverisë, ajo ka thënë se Kurti e ka kapur Qeverinë, Kuvendin dhe Presidencës.

Albin Kurti ka kapur Qeverinë, Presidencën, Kuvendin dhe, mbi të gjitha, edhe grupin parlamentar të LVV-së, të cilët nuk kanë guxim të vijnë për ta konstituar Kuvendin”, ka deklaruar Musliu.

Ajo e ka ftuar sërish kreun e VV-së për konstituimin e Kuvendit.

Me PDK-në jemi këtu për të gjashtën ditë radhazi, që t’i bëjmë thirrje deputetit Albin Kurti, njëherësh kryetarit të VV-së, që të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe t’i konstituojë institucionet e vendit, për çka ka marrë mandatin dhe besimin e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.

Lajme të ngjashme