Mushkolaj i reagon Osmanit: Bashkëshorti i juaj i ka sulmuar gazetarët, nuk je distancuar
Gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është kundër rrezikimit të jetëve të gazetarëve në emer të lirisë së shprehjes.
Kjo pas pyetjes lidhur me lajmin skandaloz të RTK-së kundër Nacionales.
Ai në një postim në “Facebook” ka thënë se vetë bashkëshorti i saj ka linçuar dhe sulmuar gazetarët duke i quajtur përfaqësues të “ndërrmarrjeve të përbashkëta kriminale”, ku ajo nuk kishte reaguar e as dal kundër kësaj deklarate.
“Presidentja Vjosa Osmani po flet qysh jeta e gazetarëve nuk duhet rrezikuar nga askush në emër të lirisë së shprehjes. Ndërkohë, asaj nuk i dëgjohej zëri kur bashkëshorti i saj linçonte e sulmonte gazetarë, duke i quajtur përfaqësues të 'ndërmarrjeve të përbashkëta kriminale' dhe as nuk distancohej nga kjo gjuhë e rrezikshme. Heshtja është miratim.”, shkruan Mushkolaj.