Mushkolaj: Disa që po i kritikojnë çikat pse kanë folë anglisht, nuk dinë me shkru pa gabime - NACIONALE

Mushkolaj: Disa që po i kritikojnë çikat pse kanë folë anglisht, nuk dinë me shkru pa gabime

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një video televizive ku dy vajza në Prishtinë flasin për shijet muzikore, ka prodhuar debat të madh në rrejete sociale 24 orët e fundit. Për shkak se njëra nga vajzat teksa tregon se i përlqen muzika më e vjetër shqipe, i thotë edhe disa fjalë në gjuhën angleze.

Kjo nxiti reagimin e shumë komentuesve në Facebook duke pasur edhe mesazhe bullizuese për vajzat.

Mirëpo, ndaj këtyre komentuesve ka reaguar Imer Mushkolaj, i cili shkruajti në llogarinë e tij në Facebook se shumë nga komentuesit nuk dinë të shkruajnë pa gabime në gjuhën shqipe.

“Pjesa ma e madhe e komentuesve në Facebook që po i kritikojnë dy çikat pse kanë folë anglisht, nuk po dinë me e shkru një fjalë pa gabime në shqip. Madje në plot raste nuk po kuptohet çka po thonë. Analfabetizmi n'kulm”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme