Murati mburret me të hyrat buxhetore: Për herë të parë në historinë e vendit tejkaluan shifrën 3 miliardë euro - NACIONALE

Murati mburret me të hyrat buxhetore: Për herë të parë në historinë e vendit tejkaluan shifrën 3 miliardë euro

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro.

Sipas tij, kjo po ndodh “për herë të parë në historinë e vendit”.

Postimi i plotë:

Për herë të parë në historinë e vendit të hyrat buxhetore kanë tejkaluar shifrën 3 miliardë euro, duke arritur realizim 100% të planifikimit vjetor, ende pa përfunduar viti.

Ky buxhet ka mundësuar pagesën e mbi 840 milionë eurove për paga në sektorin publik, rreth 450 milionë euro mallra e shërbime siç janë barnat esenciale apo furnizimet për mbrojtje e siguri, rreth 1.1 miliardë për pensione, shtesa për fëmijë e subvencione në bujqësi, dhe më e rëndësishmja, për herë të parë në historinë e vendit investimet kapitale kanë tejkaluar vlerën mbi 600 milionë euro - shifra e saktë dihet tek pasi të jenë paguar të gjitha faturat që janë pranuar sivjet.

Lajme të ngjashme