Murati: Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje, ngërçi politik vazhdon - NACIONALE

Murati: Kosova mund të shkojë sërish në zgjedhje, ngërçi politik vazhdon

1 orë më parë

nga NACIONALE

Profesori i shkencave politike, Valon Murati, ka vlerësuar se zgjedhjet e fundit nuk e kanë zgjidhur krizën institucionale në Kosovë dhe ka paralajmëruar mundësinë e zgjedhjeve të reja.

“Nuk jam shumë optimist që në këtë kontekst mund të vijmë te një situatë ku do të kemi një zgjidhje të kënaqshme për të gjithë”, tha Murati për Ekonomia Online.

Sipas tij, bisedimet mes partive nuk kanë sjellë marrëveshje politike.

“Mund të ketë gjasa se mund të shkojmë prapë në zgjedhje”, deklaroi ai.

Murati tha se një zgjidhje mund të jetë vetëm një kandidat për president i pranueshëm nga palët, duke theksuar rolin e presidentit në politikën e jashtme dhe siguri.

Lajme të ngjashme