Murati i reagon Hotit për “përkeqësim të ambientit për biznes”, hedh akuza ndaj studimit të Riinvestit - NACIONALE

Murati i reagon Hotit për “përkeqësim të ambientit për biznes”, hedh akuza ndaj studimit të Riinvestit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një reagim në rrjetin social Facebook, Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka hedhur poshtë pretendimet e deputetit Avdullah Hoti rreth përkeqësimit të ambientit të të bërit biznes në Kosovë.

Deputeti Hoti kishte cituar një studim të institucionit të njohur hulumtues Riinvest, sipas të cilit situata e biznesit në vitin 2023 është përkeqësuar krahasuar me vitin 2017 në disa indikatorë kyç.

Ministri Murati ka reaguar duke argumentuar se disa nga të dhënat dhe përfundimet e studimit të Riinvestit nuk përputhen me gjendjen faktike.

Ministri madje ka hedhur akuza ndaj Riinvestit duke thënë se "ose metodologjia e përdorur për matje është gabim, ose se, edhe një institucion arsimor/hulumtues si Riinvest është bërë instrument i axhendës së politikave ditore të opozitëbërjes".

Reagimi i plotë:

Lajme të ngjashme